Një tërmet i fortë, me magnitudë 6.1 ballësh goditi Turqinë perëndimore të hënën, duke shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave, thanë zyrtarët.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka lëshuar një njoftim për qytetarët kosovarë që ndodhen në zonat e prekura, duke u kërkuar të qëndrojnë të qetë, të shmangin ndërtesat e pasigurta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Autoritetet turke kanë njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa janë evidentuar dëmtime në disa ndërtesa. Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës ndodhen në terren duke kryer verifikime dhe duke ndihmuar qytetarët në zonat e prekura.
Ndryshe, në rast nevoje, qytetarët e Kosovës mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:
+90 542 711 80 99
embassy.turkey@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91
consulategeneral.ist@rks-gov.net



Të tjera
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë
12 ligjet e jetës!
Pl@goset një person në rrugën `B` në Prishtinë