Analisti politik Nexhmedin Spahiu në emisionin “Info Nata” ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e formimit të qeverisë nga opozita, pas dështimit të formimit të qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Spahiu tha se partitë opozitare kanë potencial që të formojnë një qeveri të re nëse arrijnë marrëveshje, duke përfshirë edhe Listën Serbe.
“Opozita ka mundësi me bo qeveri në tasr, nëse nuk do të ishte zgjedhja e presidentit. Një qeveri e tillë, po mendoj, nuk kishte me zgjatë më shumë se 2 ose 3 muaj. Ata thjesht mund të bëjnë qeveri – 52 deputetë kanë, plus Lista Serbe i ka 9, bëjnë 61,” – tha Spahiu.
Spahiu paralajmëroi se një bashkëpunim i tillë opozitar mund të përsëritet edhe në të ardhmen, në varësi të zhvillimeve politike.
“Nuk është aspak e sigurt që ata nuk do ta bëjnë një koalicion të tillë edhe për një mandat të shkurtër,” – përfundoi ai.



Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”