Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i quajtur ato një padrejtësi të madhe ndaj luftës për liri.
“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, ka deklaruar Rama në një postim në Facebook.
Sipas Ramës, “kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, “emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”



Të tjera
Supremja refuzon ankesën e AAK-së që kishte kërkuar rivotim në Junik
E kishte mbushur çantën me fillerë, Dogana ia ndal në Vërmicë
Koalicioni BDI–Levica-Danella injorojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve