Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ai është intervistuar ndërsa pritet caktimi i masës së ndalimit për 48 orë. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Preteni.
Media mëson se i dyshuari është Avdullah Vojvoda.
Gjykata kishte refuzuar kërkesën e paraburgimit dhe si rezultat mjeku ishte rikthyer në punë, por nuk dihet cili ka qenë epilogu i kësaj çështje penale.



Të tjera
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë
12 ligjet e jetës!
Pl@goset një person në rrugën `B` në Prishtinë