Deklaratë e fortë nga Shkëlzen Gashi: LDK nuk mund të manipulojë votat në diasporë më!

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e akuzuar atë për manipulim të votave në zgjedhjet e kaluara.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se LDK-ja po llogarit që humbjen e votave nga diaspora ta kompensojë përmes koalicioneve të reja politike.

“Votat që i ka vjedhë në diasporë në zgjedhjet e shkurtit, e që në këto zgjedhje nuk ka me mujtë me i vjedhë, LDK-ja po shpreson se i kompenson përmes koalicionit me ‘çlirimtarin’, por ncuk”, ka shkruar Gashi.

Kujotjmë, se LDK ka bërë koalicion me PDK në Fushë Kosovë, për raundin e dytë për zgjedhjet lokale.