Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës.
Atje do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.



Të tjera
Rritje me 18.5% e konsumit të energjisë shkakton mbingarkesa në rrjet
Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë
Hati thotë se thonjtë e gjatë janë hallall, mund të merret abdes – Influencerja shqiptare përsëri në qendër të kritikave