Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar partitë opozitare se janë bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti dhe votës së lirë të qytetarëve.
Në reagimin e tyre thuhet se PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe “janë bërë një aleancë jugosllave kundër shtetit të Kosovës”, ndërsa kritikohen se “në emër të shtetit ligjor mbrojnë krimet dhe pasurinë e paligjshme”.
Familja Imeri akuzon këto parti se “flasin për Kushtetutë e për Kosovë, por punojnë për Beogradin”, duke shtuar se “ka marrë fund koha e pazareve për Kosovën”.
Shkrimi i plotë:
-Ndodhi ajo që pritej..
-PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe më në fund u bashkuan edhe në Kuvend.
-Të gjithë kundër një armiku të përbashkët — Albin Kurtit dhe votës së lirë të shqiptarëve.
-Opozita shqiptare është bërë një me Listën Serbe, për ta luftuar Kosovën.
-Në emër të “shtetit ligjor”, ata mbrojnë çdo gjë përveç shtetit të Kosovës.
-Mbrojnë krimet, pasurinë e paligjshme, dhe vetveten nga drejtësia.
-Në emër të “unitetit”, janë bashkuar kundër unitetit tonë.
-Në emër të “patriotizmit”, bashkohen me armikun kundër vëllezërve të vet, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
-Në emër të “luftës”, zhvatin shtetin ne dhjetera metoda perfshire edhe përmes veteranëve të rremë.
dhe nuk tregojnë pse janë në listën e zezë amerikane ?!
-Aty gjenden edhe partneret e tyre serb, te kualicionit..
-Janë bërë mbrojtës të interesave të huaja, përfitues të luftës dhe të paqes, patriotë të rremë ..
-Kritikën e kanë shndërruar në propagandë, në linçim, në luftë kundër votës së sovranit — duke harruar se sovrani nuk i do më.
-Flasin për shtet, por nuk e durojnë shtetin.
-Flasin për Kushtetutë, por e lexojnë vetëm kur u konvenon.
-Flasin për Kosovë, por punojnë për Beogradin.
-Prandaj, ne e themi qartë dhe pa mëdyshje:
-Kosova nuk ndahet.
-Kosova nuk jepet.
-Ka marrë fund koha e pazareve!



Të tjera
Rritje me 18.5% e konsumit të energjisë shkakton mbingarkesa në rrjet
Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë
Hati thotë se thonjtë e gjatë janë hallall, mund të merret abdes – Influencerja shqiptare përsëri në qendër të kritikave