Kosova ka kaluar dekada të tëra sfidash politike, sociale dhe ekonomike, por rrallë ka pasur një udhëheqës që të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar rrjedhën e historisë së saj. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka treguar se vendi mund të ecë përpara kur lidershipi është i guximshëm dhe i përkushtuar.
Shkrimtari shqiptar Petraq Kote i ka numëruar të gjitha veprimet e tij, duke treguar qartë dallimin mes premtimeve dhe realitetit, para dhe pas ardhjes së Kurtit në pushtet.
Ky artikull sjell një panoramë të plotë të ndryshimeve historike, të realizuara hap pas hapi, që kanë transformuar Kosovën në një shtet më të fortë, sovran dhe me perspektiva të qarta për qytetarët e saj.
Shkrimi i plotë:
Për mosmirnjohësit!
Për ata që nuk e duan Albin Kurtin në pushtet!
Para se të vinte në pushtet:
1) Kundërshtoi mbylljen dhe shitjen e fabrikave të Kosovës.
3) Kundërshtoi demarkacionin më Malin e Zi, ku Kosova humbi plot 8200 hektar tokë.
4) Kundërshtoi fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së
5) E kundërshtoi ligjin, i cili ua ndalonte ish ushtarëve të UÇK-së, të punonin.
6) Kundërshtoi amnistin për strukturat paralele serbe në veri të Kosovë, dhe në tërë Kosovën.
7) Kundërshtoi themelimin e gjykatës speciale, e cila e quante UÇK-në, “Organizatë kriminale”
Kundërshtoi decentralizimin.
9) Kundërshtoi shitjen e distribucionit të KEK-ut.
11) Kundërshtoi praninë e “Listës Serbe” në qeveri.
Kur erdhi në pushtet:
1) Hodhi poshtë projektin “Open Ballkan”.
2) U liberalizuan vizat për Kosovën.
3) Ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe ndërtimin e qytezave serbe në veri.
4) Ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë.
5) Ndaloi qarkullimin e targave serbe të automjetëve në Kosovë.
6) Ndaloi bankimin dhe pêrdorimin e dinarit serb në Kosovë.
7) E mposhti Serbinë në Banjskë, ku Serbia provoj aneksimin e veriut të Kosovës.
I mbylli institucionet e strukturave paralele serbe në tërë Kosovën.
9) Mbylli komunat paralele serbe në tërë Kosovën.
10) E ndoqi Milan Radojeçiçin nga veriu i Kosovës, i cili ushtronte dhunë e terror mbi popullaten shqiptare atje.
12) Po u nderton shtëpi shqiptarëve në veri.
13) Po investon në infrastrukturen në veri.
14) Për herë të parë, Kosova arriti marrëveshje më MCC në Amerikë, ku Kosova përfitoj një fond të madhë nga kjo marrëveshje
15) Në krye të FSK-së, emëroi një antar të familjes legjendare të jasharajve, z. Bashkim Jashari.
16) Buxhetin për ushtri e armatim, e gjeti me 38 milion euro, dhe e ngriti në 390 milion euro.
17) I solli në Kosovë dronat Bajraktar TB2.
18)I solli mjete të rënda ushtarake.
19) I solli, mbi 16 mijë drona kamikazë.
20) Lejimi i shtesave për lehonat.
21) Shtesat për fëmijet
22) Ngriti pagat, pagën minimale, pensionet e luftës.
23) Mbylli laboratorët e drogës dhe kriptovalutave në veriun e Kosovës.
24) E ndali privatizimin, ku më herët, politikanët e korruptuar, privatizonin mijëra hektar toke për vëtëm 2- 3 euro për ar.
25) Terminalet doganore i hoqi nga oligarkët, dhe i ktheu në shtet.
26) Pas më shumë se dy dekada, ku serbet në veri nuk paguanin për konsumin e energjisë elektrike, tani, edhe atyre u faturohen shpenzimet, dhe paguajn.
27) Ndaloi vizitat klandestine të Vuçiçit në Republikën e Kosovës.
28) Filloi projektin për restaurimin e kullave të jasharajve në Prekaz!
29) Filloi rregullimin e magjistrales Prishtinë- Pejë.
31) Filloi rregullimi i autostradës Prishtinë – Mitrovicë.
32) Bëri mbi 70 Km rrugë të asfaltuara në veriun e Kosovës.
33) Ngriti buxhetin për bujqësinë, blegtorinë, pyjet.
E ç’ ka tjetër kemi pritë më shumë…?
Na falë Albin!
Dje me mos aprovimin e qeverisë Kurti Tre në parlament, fitoi Serbia.
Sa shumë të mundur prej saj paska aty!



Të tjera
Kurti pritet nga Macron në darkën solemne të Forumit të Paqes në Paris
Tri njohje të reja për vendin tonë brenda këtij viti
Lajm historik, SHKK fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës