Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, ka theksuar se rritja e kërcënimeve në rajon kërkon një përgatitje më të mirë të Shqipërisë në aspektin ushtarak. Sipas tij, përderisa Kosova është e kërcënuar indirekt nga Serbia edhe Shqipëria ndodhet nën të njëjtin rrezik në mënyrë të tërthortë.
Shala theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe përfshirjen e ushtrisë në rritjen e investimeve strategjike të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të forcave rezerviste, duke përmendur se shumë shtete të zhvilluara i kanë këto struktura të konsoliduara, ndërsa Shqipëria duhet t’i rikthehet ndërtimit të tyre nga e para.
“Mendoj se përderisa Kosova është e kërcënuar indirekte nga Serbia edhe ne jemi të kërcënuar në mënyrë indirekte. Unë gjykoj që edhe në rritjet e investimeve të Shqipërisë duhet që të jetë edhe ushtria. Forcat rezerviste i kanë shumë vende, por ne i shkatërruam dhe po i kthehemi nga e para. Për rezervistët është llogaritur që të jetë rreth 8000 forca. Maqedoni ka 14500 forca rezerviste, kurse Shqipëria ka 10 mijë ushtarë në total dhe 6500 ushtarë në total.



Të tjera
Raport alarmues: Rusia dhe Serbia prapa krizës në Kosovë, ekspertët kërkojnë masa urgjente
Gjykata Supreme lë në fuqi ndalimin e mbulesës islame në shkolla publike
Kur armiqësia mori fund: Britania dhe Shqipëria pajtohen për incidentin e Korfuzit