Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila udhëheqhet nga Hekuran Murati ka thirrur në takim përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.
Takimi pritet të ndodh të enjten e 30 tetorit nga ora 10:00.
“Në emër të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, z.Hekuran Murati, ju ftojnë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale.
Takimi do të mbahet të enjten, 30 tetor, nga ora 10:00”, thuhet në email-in e publikuar nga Telegrafi.



Të tjera
Është përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore
Rinumërimi i plotë i votave në Kosovë është i domosdoshëm
A jeni të varur ndaj ushqimit, simptomat dhe si ta trajtoni