Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut.
Shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, tha se viktimat ishin babë e djalë.
“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.
Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm.



Të tjera
Mënyrat për të disiplinuar fëmijët tuaj, pa u bërtitur
Irani mohon bisedimet me SHBA-në, paralajmëron kundër goditjes së infrastrukturës jetike
Messi 64 gola larg Ronaldos, vazhdon rrugëtimi drejt 1000 golëshit