Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat pala nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës.
Mallrat në fjalë janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Ancelotti paralajmëron rikthimin e Neymarit në formacionin titullar të Brazilit
Deschamps zbulon çfarë ndodhi gjatë Francë – Paraguai: Disa fjalë ishin të papranueshme
Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra