Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit sot kanë reaguar lidhur me ndarjen e vendimeve vetëm në gjuhën maqedonase.
“Certifikatat për mandatet e Këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, të lëshuara vetëm në një gjuhë, janë rezultat i neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, koalicionit BDI–Levica-Danella, të cilët vazhdojnë të injorojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Pas reagimit tonë, KKZ ka pranuar kërkesën dhe nesër në ora 10:00 do të marrim certifikatat e reja në dygjuhësi. Respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe vlerë e barazisë”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të VLEN-it.



Të tjera
Kurti shpërthen pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: “Mendësi banditeske, nuk do të na trembin!”
Të mirat dhe mangësitë e avokados
Publikohen pamjet nga spitali — Hysni Mehani shfaqet me kokë të fashuar, Enver Dugolli reagon publikisht