Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit për njohjen zyrtare të Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një hap historik për shtetin dhe popullin tonë, përcjell KosovaPost.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se kjo njohje e bën Sirinë shtetin e 120-të që e njeh Kosovën, dhe falënderon Presidenten Vjosa Osmani për përkushtimin dhe punën e saj në forcimin e pranisë ndërkombëtare të vendit, si dhe Presidentin al-Sharaa dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për kontributin në këtë sukses diplomatik.
“Çdo ditë, Republika e Kosovës po bëhet më e fortë dhe më e respektuar në skenën ndërkombëtare. Në këtë frymë, mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sirinë në fusha me interes të ndërsjellë,” thuhet në deklaratë.
Deklarata përfundon me një mesazh falënderimi:
“Shukran jazīlan, Sūriyā! Urime Kosovë!



Të tjera
Me profesionalizimin e tyre, kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – flasin nga Specialja