Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kosovës nga Siria.
Kurti tha se kjo është njohja e tre brenda këtij viti, transmeton KosovaPost.
Kryeministri i shprehu mirënjohje për njohjen nga Siria presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Me profesionalizimin e tyre, kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – flasin nga Specialja