Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpisë së Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se ky është një investim i Qeverisë.
“Sot Mitrovicën e Veriut vendosëm gurthemelin për nisjen e punimeve në ndërtesën që do të bëhet shtëpia e re e Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Me këtë investim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shërbimet e ATK-së do të jenë më afër tatimpaguesve në çdo cep të vendit gjë që do të ndihmojë edhe procesin e fiskalizimit që tashmë është në zbatim e sipër”, ka shkruar Murati.



Të tjera
Kurti shpërthen pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: “Mendësi banditeske, nuk do të na trembin!”
Të mirat dhe mangësitë e avokados
Publikohen pamjet nga spitali — Hysni Mehani shfaqet me kokë të fashuar, Enver Dugolli reagon publikisht