Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Begaj shkroi: “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”
Njohja vjen pas një takimi trepalësh të zhvilluar në Riad mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.
Me njohjen e Sirisë, tani Kosova njihet nga 120 shtete të botës.



Të tjera
Meda prek zemrat me mesazhin për nënën: “U takofshim në xhenet” në njëvjetorin e ndarjes nga jeta
Kurti shpërthen pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: “Mendësi banditeske, nuk do të na trembin!”
Të mirat dhe mangësitë e avokados