Mbretëria e Arabisë Saudite e ka mirëpritur njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë.
Në një postim të presidencës në Facebook, thuhet se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, LTM Mohammed bin Salman, zhvilloi në Riad një takim trepalësh mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa.
Pas takimit, Siria shpalli zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
“Arabia Saudite e mirëpret këtë vendim historik të qeverisë siriane”, duke theksuar se “njohja e Kosovës do të forcojë bashkëpunimin dypalësh dhe do të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe mirëqenie për të dy popujt.
“Mbretëria riafirmon përkushtimin e saj për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimit të përbashkët në mbarë botën”, shkroi presidenca.




Të tjera
Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar VIP
Mbi 90 mijë familje përfitojnë subvencionin e energjisë, rikthehet masa për kursim pas 28 dhjetorit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes së Calit