Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova ka thënë se qasja e kryetarit aktual të kësaj partie, Lumir Abdixhiku është e gabuar.
Ai ka thënë se për këtë ka pakënaqësi edhe brenda kryesisë, grupit parlamentar, por edhe në degë.
Rugova ka përmendur rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 ku kjo parti kishte fituar më së shumti komuna dhe zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit ku LDK mori 18%
“Ka deputetët, anëtarë të kryesisë dhe emra me peshë në LDK. Si deputet kam pas raportet miqësore dhe profesionale të mira me Abdixhikut. Është ekspert i ekonomisë, ka njohuri për rrjedhat politike, qasja e tij është e gabuar. Qasja e kryetarit Abdixhiku nuk është më e mira e mundshme. Ka mendime ndryshe, ka mendime kundër, edhe janë brenda kryesisë, edhe në grup parlamentar, por ka pakanqësi edhe në degë. Prandaj i bëjë apel kryetarit, mi thirr këta njerëz mu riorganizua”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.



Të tjera
Motra ju bën person më të mirë
Njohja e Kosovës nga Siria irriton Vuçiqin: Kërkon k*riminelin Asad dhe su*lmon Turqinë
Basha paralajmëron se mbi 80 mijë zyrtarë publikë mund të mbesin pa paga – “S’ka mirëkuptim në Kryesinë e Kuvendit”