Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se aty ëhstë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja. Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, thotë qeveria, në këtë takim është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian”, njoftoi Qeveria e Kosovës.



Të tjera
Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për narkotikë
Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Kosova, histori e dyfishtë suksesi
“23 vjet pushtet, zero rezultate”: Si e ndëshkuan shqiptarët Ali Ahmetin në zgjedhjet e fundit!