Dogana me komunikatë për kapjen e mbi 200kg drogë: Aksioni u bazua në inteligjencën e AKI

Dogana e Kosovës ka dalë me një komunikatë për kapjen e 250 kilogramëve drogë dje në autostradë “Ibrahim Rugova”.

Dogana thotë se aksioni u bazua mbi inteligjencën e siguruar nga AKI.

 

“Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.”

Në komunikatë thuhet se duke përdorur pajisjet e dhuruata nga Ambasada amerikane, zyrtarët doganorë kanë arritur t’i demontojnë panelet e fshehura të kamionit ku ishte droga.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën “Ibrahim Rugova”. Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike.”

“Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim.