Aplikimet nisin sot dhe do të jenë të hapura deri më 14 Nëntor 2025 në Zyrën Qendrore të KEDS në Prishtinë ose në adresën [email protected]. Thirrja i dedikohet studentëve të vitit të tretë të Universitetit të Prishtinës në drejtimet elektroenergjetikë matematikë juridik dhe menaxhment si dhe nxënësve të klasës së dymbëdhjetë të shkollave të mesme profesionale me profilet energjetikë dhe instalues elektrik.
KEDS Academy vazhdon të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim profesional praktikë në industrinë e energjisë dhe lehtësim të hyrjes në tregun e punës për të rinjtë më të talentuar. Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në https://shorturl.at/rYa4w dhe të përfitoni nga një eksperiencë unike që ua hap dyert e së ardhmes profesionale.
Përfitoni nga kjo mundësi dhe bëhuni pjesë e gjeneratës së re të suksesit.



Të tjera
Pse duhet të konsumoni arra çdo ditë
Prokuroria dhe Policia vizitojnë Hysni Mehanin në spital pas su*lmit br*utal nga Sami Lushtaku
Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhu*nuarve gjatë Lu*ftës