Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë të Sllovenisë dhanë dorëheqjen të mërkurën, pas rrahjes fatale të një burri nga një i dyshuar 21-vjeçar me prejardhje rome jashtë një klubi nate në Novo Mesto, ndërsa kryeministri Robert Golob premtoi masa “serioze” për këtë rast.
Ministri i Brendshëm, Boshtjan Poklukar dhe Ministri i Drejtësisë, Andreja Katiç paraqitën dorëheqjet që Globol i pranoi, duke i cilësuar të dy “përgjegjësinë objektive” për përkeqësimin e sigurisë në Slloveninë juglindore, ku dhuna që përfshin pakicën rome është përshkallëzuar kohët e fundit.
Alesh Shutar, 48 vjeç, vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në kokë ku u përpoq të shpëtonte djalin e tij nga kërcënimet në klubin Patriot në Novo Mesto më 25 tetor. Një grup burrash romë thuhet se e kanë sulmuar atë jashtë lokalit pas mesnatës, duke e lënë në gjendje kritike para se të vdiste në spital.
Policia arrestoi një të dyshuarin disa orë më vonë në shtëpinë e tij në Mihovica. I arrestuar është një 21-vjeçar, i cili do të përballet me pesë deri në 15 vjet burgim për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore që rezultuan në vdekje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, ai nuk ka precedentë penalë si i rritur, por është ndjekur penalisht si i mitur.
“Njerëzit kanë të drejtën e sigurisë dhe kjo e drejtë nuk u përmbush dje. E di që sot të gjithë ndiejmë trishtim, zemërim dhe madje frikë. Kjo është e kuptueshme”, tha Golob.
“Megjithatë, nuk duhet të lejojmë që kjo dhimbje të shndërrohet në hakmarrje ose urrejtje. Kjo vetëm sa do t’i thellonte plagët dhe do ta shkatërronte shoqërinë”, theksoi ai.
Ndërkohë, Kryeministri hodhi poshtë thirrjet për dorëheqjen e ministrave, duke thënë se kjo do të përbënte “ikje nga përgjegjësia”.
Ai premtoi legjislacion për të parandaluar tragjedi të ngjashme, ndërsa paralajmëroi që ngjarja mos të përdoret për të nxitur urrejtje.
Ministri i Drejtësisë tha se dorëheqja e tij synonte “të kontribuonte në qetësimin e situatës”.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm deklaroi se çdo dhunë në shoqëri është e papranueshme, ndërsa mori përgjegjësinë për dështimet e sigurisë.



Të tjera
“Haxhiu nuk tregon nëse VV do të kërkojë sërish mandatarin për qeverinë”
“Murati pas takimit për pagën minimale: Rritja duhet të marrë parasysh kushtet e tregut”
“Albulena Haxhiu kritike: Buxheti s’është i Kurtit, as i Vetëvendosjes!”