Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.J, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale personi në fjalë dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Tutje, nga Prokurori Speciale thonë se gjatë kontrollit të kamionit, të cilin po e drejtonte i dyshuari, është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 268.44 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.
*Kërkesa është paraqitur mbi bazën e dyshimit se S.J., ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Sipas kërkesës dyshohet se S.J., kishte për qëllim që të transportonte substanca narkotike në një shtet tjetër. Gjatë kontrollit të kamionit, të cilin po e drejtonte i dyshuari, është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 268.44 kilogramë substancë narkoktike e dyshuar marihuanë, e cila dyshohet se është transportuar nga Republika e Shqipërisë, me destinacion shtetet e Bashkimit Evropian. Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e sigurisë prej një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset, dhe të pengojë rrjedhën e procedurës hetimore penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Sot, Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ndaluar 250 kilogramë kanabis, në autostradën “Ibrahim Rugova”, operacion ky me përkrahjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Këto janë ushqimet që largojnë yndyrën në gjak
Mjaltë me vaj ulliri herët në mëngjes, trajtimi një javor i shëndetit
Luhatjet e presionit të gjakut sjellin këto sëmundje serioze neurologjike