Lirimi i Pantiqit, Haxhiu: Kjo veç drejtësi nuk është

Haxhiu nuk tregon nëse VV do të kërkojë sërish mandatarin për qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë të tjera parlamentare për destruktivitet në raport me funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Ajo pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk ka dhënë detaje se a do të kërkojë Lëvizja Vetëvendosje sërish mandatarin për formim të qeverisë në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani, raporton KosovaPress.

Basha: Nuk ka dakordim për themelimin e komisioneve parlamentare • KosovaPress
Haxhiu theksoi se LVV-ja nuk e përkrah formimin e një qeverie teknike. Sipas saj nëse nuk ka shumicë të re parlamentarë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve.