Reagime të ashpra ka shkaktuar lajmi për heqjen e emrit të Milorad Dodikut nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara.
Publicisti Milaim Nela e ka cilësuar këtë vendim si një zhvillim “tmerrësisht të keq për paqen në Ballkan dhe sidomos për shqiptarët”, duke paralajmëruar se ai mund të forcojë ambiciet nacionaliste serbe në rajon.
Në reagimin e tij, Nela thekson se Dodik mbetet një instrument i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, ndërsa ngre pyetje mbi mesazhin që ky veprim i SHBA-së i dërgon Serbisë dhe popujve të tjerë ballkanikë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Masha me të cilen ai kërkon Serbinë e Madhe duke aneksuar Republika Srpska.
Delistimi i Dodik po na paraqitet si rezultat i punes se një firme lobuese ne SHBA por të mos harrojmë qe Milorad Dodik është mik dhe aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
Çfarë mesazhi i jep Serbisë ky veprim i SHBA-se?
A është ky veprim një dritë jeshile për ambicjet shoviniste serbe në kurriz të kombeve të tjera ballkanike?



Të tjera
Si ta parandalojmë depresionin në dimër
Gjërat që duhet të bëni të dielën, për të qenë të lehtësuar gjatë gjithë javës
8 pyetjet që duhet bërë para se të martoheni