Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike shqiptare.
Rezultatet treguan se BDI-ja është përballë një disfate historike, që mund të shënojë fundin e epokës së Ali Ahmetit, ndërsa VLEN-i po shfaqet si forca e re udhëheqëse mes shqiptarëve në vend.
Mirëpo, për atë se çka e pret Ahmetin në balotazh, pas kësaj humbje të madhe për “Bota sot” foli profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi.
 
Sipas tij, fajtorë për humbjen e BDI-së është pikërisht Ali Ahmeti, e kjo me sjelljet dhe gjuhën e tij të përdorur gjatë fushatës zgjedhore.
Shprehjet nacionaliste, patriotike dhe ofenduese të Ahmetit gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, më shumë revoltonin qytetarët sa që u bë i neveritshëm dhe qesharak”.
Ai përmendi disa nga dëshmtimet e mëdha, e të cilat u pasuan së fundi me humbjet e thella në bastionet që njiheshin si të BDI-së.
“Zgjedhje lokale kanë kuptimin e realizimit të projekteve të qytetarëve brenda komunave, nuk kanë kuptimin e projekteve kombëtare shtetërore, kështu që Ali Ahmeti në vend që të propagadonte para qytetarëve projektet komunale ai merrej me çështje kombëtare: flamuri, gjaku, gjuha, Marrëveshja e Ohrit, plus me një fjalor rrugaçërie të “zagarëve, çakejve, lepujve”, aq i tërbuar ishte saqë zgjedhjet lokale i transformoi në ato parlamentare. Fjalori i zbrazur e çmendurak gjatë fushatës e bërë që Ali Ahmeti i “pathyeshëm” të humb edhe bastionet e tij 20 vjeçare Çairin, Sarajin, Tearcën; Strugës, po dhe komunën e tij të Kërçovës”.
“Më 19 tetor qytetarët me votat e tyre Ali Ahmetit ia treguan rrugën kah të shkojë, se koha e premtimeve të rrejshme e tij ka kaluar, se do mbetet e kaluar politike, se ishte dikur një Ali Ahmeti, që ka qenë 23 vjet radhazi në pushtet e asgjë nuk bëri për qytetarët e tij shqiptarë.
Ndoshta në të ardhmen e afërt maqedonasit do ta shpallin hero Ali Ahmetin për shkak mbrojtjes së shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Sulejman Mehazi



Të tjera
Si ta parandalojmë depresionin në dimër
Gjërat që duhet të bëni të dielën, për të qenë të lehtësuar gjatë gjithë javës
8 pyetjet që duhet bërë para se të martoheni