Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.
E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.
Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.



Të tjera
Gjërat që një grua e pjekur nuk i lejon
Presidentja Osmani pret sot në takim krerët e partive politike
Si ta parandalojmë depresionin në dimër