Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta që shënon përmirësim të rezultatit të sundimit të ligjit në Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025 të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project), përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se këtë vit, vendi ynë renditet i 3-ti në rajon, në mesin e 15 vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore; dhe i 2-ti në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), duke vënë kështu në pah progresin tonë të qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit.
“Në mesin BP6, Kosova kryeson në katër fusha kryesore:
-Kufizime në Pushtetin Qeveritar
-Rend dhe Siguri
-Mungesa e Korrupsionit
-Qeverisje e Hapur
Rezultate na tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur – teksa mbetemi të përkushtuar për të bërë më shumë, veçanërisht në forcimin e sektorit tonë të drejtësisë, si një nga prioritetet tona kryesore për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
Njerëzit inteligjentë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm
Mbreti Charles ia heq vëllait të tij, Andrew, titujt dhe e largon nga rezidenca