Çeku: Prishtina ka nevojë për një vizion dhjetëvjeçar, jo për improvizime

Në takim me banorët e Bardhoshit, Hajrulla Çeku premton orientim të buxhetit drejt nevojave të qytetarëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku është takuar sot me banorët e Bardhoshit dhe përreth, me të cilët foli për sfidat e përditshme.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se buxheti i komunës duhet të orientohet tek nevojat e qytetarëve, jo tek interesat e grupeve të caktuara.

“Në një takim të ngrohtë me banorët e Bardhoshit dhe fshatrave përreth, folëm bashkë për sfidat që ua vështirësojnë përditshmërinë dhe për zgjidhjet që do t’i bëjmë bashkë. Buxheti i komunës duhet të orientohet tek nevojat e qytetarëve, jo tek interesat e grupeve të caktuara. Komuna duhet të jetë pranë banorëve, për të zgjidhur problemet dhe për të lehtësuar jetesën e tyre. Këtë edhe do ta bëjmë nga data 9 nëntor, kur ta marrim besimin e plotë nga qytetarët e Prishtinës” ka shkruar Çeku./KosovaPost