Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.
Avancimi i rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian ishte një prej pikave të diskutimit, ku kryeministri tha se ka ardhur momenti që të vlerësohet dhe marrë vëmendjen e merituar aplikimi ynë për anëtarësim i dhjetorit 2022, në mënyrë që të vijohet tutje me pranimin e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat, njofton Zyra e Kryeministrit.
Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e përfundimit të hapave të fundit të mbetur sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa vendi ynë do të jetë një vlerë e shtuar demokratike e kësaj organizate.
Në këtë takim u diskutua edhe rreth thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm. Kryeministri theksoi edhe nevojën e heqjes së plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa ka filluar heqja graduale dhe jemi më shumë se një vit nga momenti kur ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e tyre.



Të tjera
Ancelotti: Kush do ta kishte menduar se Argjentina do të kishte vështirësi kundër Kepit të Gjelbër?
25 vjet më parë ishte arritur marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe shqiptarëve
Kakao ul presionin e lartë të gjakut