Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar sot një takim konsultues me dhomat ekonomike, me përfaqësues të sindikatave të punëtorëve të sektorit privat në kuadër të dialogut social për çështjen e rritjes së pagës minimale.
Murati ka shkruar në Facebook tha se nga ky takim ka dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të sindikatave të cilët e mbështetën rritjen e pagës minimale, e po ashtu edhe rekomandimet që erdhën nga përfaqësuesit e bizneseve që kishin të bëjnë me nevojën për më shumë konsultime dhe pagë minimale të përshkallëzuar.
“Paga minimale është instrument i rëndësishëm që synon të mbrojë punëtorët nga praktikat jo të mira, por njëkohësisht rritja e saj duhet të marrë parasysh kushtet e tregut dhe kapacitetin absorbues të ndërmarrjeve,” ka theksuar Murati.
Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.



Të tjera
6 tendenca të çmendura të viteve 2000 që VIP-at i adhuronin
4 miliardë euro, buxheti i paraparë për vitin 2026
Gjërat që duhet t’i dini për thinjat