Një ditë pas njohjes nga Siria, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje vendeve aleate t’i bindin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë.
Pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.
Megjithatë, Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, tha se po punojnë në mënyrë dypalëshe me këto vende, por se ka vetëm pjesërisht përparime.
Kurti: Pesë vendet hezituese të BE-së duhet ta njohin Kosovën shtet
“Dje Kosova u njoh nga Siria. Gjatë këtij viti edhe Kenia dhe Sudani na kanë njohur. Kjo do të thotë se 120 shtete nga e gjithë bota e kanë njohur republikën tonë. Ne po punojmë në mënyrë dypalëshe me këto pesë vende mos njohëse që janë në BE. Ka pjesërisht përparime. Spanja ka njohur pasaportat tona, Greqia ka ngritur statusin e zyrës sonë në Athinë edhe pse njohja ende s’ka ndodhur. Ne po punojmë shumë dhe na duhet që shtetet që na kanë njohur t’i bindin shtetet që ende nuk na kanë njohur që ta bëjnë këtë. Pavarësisht mosnjohjes, mendoj se asnjëra prej tyre nuk e kundërshton rrugën e Kosovës dhe të integrimit të Kosovës. Kemi MSA-në dhe jemi pjesë e Procesit të Berlinit, marrim pjesë në Planin e Rritjes”, tha ai.
Sipas tij, “së pari, është histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake dhe humanitare të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe, së dyti, si shtet ku zhvillimi dhe demokracia ecin krah për krah njëra-tjetrës”.



Të tjera
Kurti premton pagën e 13-të, për të gjithë punonjësit e sektorit publik
6 tendenca të çmendura të viteve 2000 që VIP-at i adhuronin
4 miliardë euro, buxheti i paraparë për vitin 2026