E hëna shpeshherë na gjen të kapur “mat”. Duke
patur në shumicën e rasteve vetëm një ditë pushimi, fillimi i javës vjen si
papritur, pa e marrë veten, dhe madje me një ndjenjë trishtimi, të shqetësuar
dhe paorganizuar. Dhe e gjitha kjo ndikon në shëndetin tonë dhe mbarëvajtjen e
gjithë javës. Marsha Hudnall, një eksperte shëndeti jep disa këshilla. Sipas
saj mjafton parapërgatitja dhe fokusimi të dielën, për të patur pesë ditët e
ardhshme të javës sa më të lehta, produktive dhe pa stres.
Bëni disa vakte ushqimi gati
Pas një ditë të lodhshme pune, përgatitja e
një vakti dreke apo darke është stres më vete. Mirë është që të dielën të
vendosni vetes disa piketa ushqimore se çfarë do të konsumoni gjatë javës. Bëni
pazare duke menduar vakte të qarta ne mendjen tuaj. Dhe përgatitini disa vakte
të cilat gjatë javës kanë nevojë vetëm për pak ngrohje.
Shkarkoni veten nga ngarkesa apo streset e
javës
“Të jesh i shëndetshëm, duhet të kujdesemi për
trupin dhe mendjen”, thotë Hudnall.
Stresi ka një ndikim të madh në shëndetin dhe
aftësinë tonë për t’u përqendruar, kështu që fillimi i një zakoni të së dielës
për stresin mund të fillojë javën duke u ndjerë të relaksuar dhe të fokusuar.
Çfarë duhet të bëni? Shkoni në një seancë meditimi, bëni një shëtitje në pyll
apo në park, bëni ushtrime fizike, sporte ose shkoni notoni.
Vendosni kohën e gjumit
Qëndrimi i gjatë në darke duke parë shfaqjet
tuaja të preferuara apo duke qëndruar në rrjetet sociale, përveç se ju
konsumojnë nervat, ditën tjetër do ndihen të ngarkuar që në mëngjes. Përcaktoni
një orar fiks të rënies në gjumë, dhe sigurohuni që do të flini 7-9 orë çdo
natë.
Bëni një listë të shpejtë
Shkruani ose mbani mend 3 gjëra që duhet të
bëni patjetër gjatë javës së ardhshme.
Takimi me një mik të vjetër për drekë, darkë
apo kafe. Mbyllja e një projekti etj. I jepni vetes pushime të vogla, një kafe
të shkurtër në drekë apo para fillimit të punës, do t’iu bëjnë të meditoni për
gjërat që ju presin.
Hidhini një sy kalendarin tuaj
Ju nuk keni nevojë të planifikoni tërë javën
tuaj ose të bëni një listë të madhe për të bërë – thjesht hidhini një sy në atë
që është parashikoni për të hënën dhe të martën. Edhe në qoftë se ditët janë të
mbushura me angazhime, duke e ditur se çfarë po vjen, mund të lehtësoni ankthin
apo presionin e kohës për të arritur gjerat.
Përcaktoni tre ditë ushtrime në shtëpi apo palestër
Është e nevojshme që gjatë javës në një orar
të ditës, dy apo tre herë në javë tre kryeni ushtrime fizike. Ju e dini se
seancat e zakonshme të djersës ju ndihmojnë të flini më mirë, të ndjeheni më
mirë dhe të mendoni më mirë gjatë gjithë javës. Provojini ushtrimet njëherë
paradite njëherë pasdite, dhe përcaktoni kur është më e dobishme për ju.
Vendosni orare dhe mos lini pas dore.
Dilni jashtë
Disa nga të dielat shpeshherë kalohen të
mbyllur në shtëpi. Por zgjidhni të dilni në natyrë për pak orë. Ecja në natyrë
mund të rrisë kujtesën dhe vëmendjen me 20 për qind  krahasuar me rrugët tipike të qytetit ose
periferive, sipas hulumtuesve të Universitetit të Miçiganit.



Të tjera
Përgatitjet për balotazhin, Osmani flet me Radoniqin
G@za, vendi më vde*kjeprurës për gazetarët se çdo ko*nflikt tjetër
Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Abdulhadi Krasniç për Mamushë