Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.
“Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.



Të tjera
Pse tek disa venat janë shumë të dukshme në lëkurë?
Banjska, barra më e madhe politike e pushtetit në Serbi
Marokeni 18-vjeçar po shkëlqen në Botëror, gjigantët e Evropës në garë për transferimin e tij