Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hedhi lavdratat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë euro, dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasë rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.
“Kur kemi marë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 viteve, brenda 5 viteve një familje i rritet pasuria prej 71 për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Këso suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.



Të tjera
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë fushatës
Hunda te fëmijët mund të jetë burim për trajtimin e infeksioneve të rënda të mushkërive
Largoni mykun nga shtëpia me uthull