Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për Kuvendin e Komunës së Pejës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elton Xhemajli.
Supremja thekson se ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të 24 tetorit, transmeton KosovaPost.
Xhemajli kishte kërkuar që të rihapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen votat në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kandidatët e PDK-së në Komunën e Pejës.
“Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e Elton Xhemajlit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, gjegjësisht pretendon se në qendrën komunale të numërimit, në disa vendvotime të Komunës së Pejës janë evidentuar mospërputhje ndërmjet formularëve dhe rezultateve të subjekteve (FRS), dhe propozon që Gjykata Supreme të urdhërojë rihapjen dhe numërimin e votave në QNR për kandidatët e subjektit politik PDK në Komunën e Pejës”, thuhet në vendimin e Supremes.
Në fund, Gjykata Supreme thekson se, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së lidhur me refuzimin e ankesës së kandidatit Elton Xhemajli, pasi rezulton se shkeljet e pretenduara për parregullsi në procesin e votimit në Komunën e Pejës janë të pabazuara.



Të tjera
Murati u kërkon deputetëve ta lënë anash inatin politik e ta votojnë buxhetin për 3 komuna
Bukaqku: Zgjedhjet e reja mund të sjellin legjitimitet të ri, por jo ndryshime të mëdha politike – Partitë duhet të tejkalojnë inatet
Ymeri: Bllokimi i qëllimshëm i LVV ndaj partive të tjera nuk prodhoi rezultat – Në zgjedhjet e reja Vetëvendosje do të ketë rënie