Gjatë takimit me qytetarët e lagjes Dardania, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku në shkollën “Xhemail Mustafa” prezantoi planin e tij për këtë lagje, përcjell KosovaPost.
Ndër projektet që do të realizohen përgjatë qeverisjes së tij janë vendosja e ashensorëve, riparimi i kulmeve e bodrumeve, zgjidhje për parkingje me prioritet banorët rezidentë, dy çerdhe të reja, si dhe tregu i lagjes e hapësirat e reja rekreative për të gjitha grupmoshat.
Për Prishtinën e të ardhmes së barabartë, që respekton secilin e punon për të gjithë, Çeku tha se vendoset më 9 nëntor.
Ai e përmbylli këtë takim duke i falenderuar banorët e lagjes Dardania për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.



Të tjera
Murati me kërkesë për deputetët: Të miratohet buxheti 2025 për tri komunat që ende presin fondet
Alkooli e duhani më të rrezikshmit ndaj shëndetit
Eksperti përmend disa skenare për përmbytjen në Mitrovicë: “Vetëm hetimi profesional mund ta zbardhë të vërtetën”