Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazë ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës Abdulhadi Krasniç nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit më 12 tetor.
Krasniç ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese, raporton kp.
Gjykata Supreme, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.
Në Mamushë, Abdülhadi Krasniç nga KDTP, ka 32 vota më shumë se Fikret Morina – Mamuşa Halk Hareketi sipas rezultateve të raundit të parë. Kjo komunë do të jetë pjesë e balotazhit më datën 9 nëntor, në mesin e 18 komunave të tjera për kryetar të komunave.



Të tjera
Incident në Obiliq: Digjet hoteli i Halil Thaçit, zjarrfikësit në vendngjarje
“Lavdi përjetë heronjve” – Kurti nderon Zahir Pajazitin në 63-vjetorin e lindjes
Hajnia në xhami, vidhen këpucët e dhuruara për fëmijët