Janë mbushur 25 vjet nga Rezoluta 1325, pika që ndryshoi historinë e grave në paqe, siguri e më gjerë, transmeton KosovaPost.
Presidenca e Republikës së Kosovës, shkruan se në vetëm tre vite, Kosova është shndërruar në qendër botërore të kësaj agjende përmes Qendrës së Ekselencës dhe Forumit Ndërkombëtar në Prishtinë, ku zëra nga mbarë bota janë bashkuar për drejtësi e barazi.
“Nga fuqizimi ekonomik te përfaqësimi në politikë e në ushtri, Kosova ka dëshmuar se gratë janë forca e paqes. Dhe për këtë arsye, pikërisht në tetor, në përvjetorin e Rezolutës, Presidentja Vjosa Osmani u nderua me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përmes këtij vlerësimi, u nderua puna, mundi dhe sakrifica e grave të Kosovës. Një vlerësim që, përveç nderit, vulos edhe një të vërtetë: përmes kësaj agjende dhe këtij forumi, Kosova jo vetëm që është bërë pjesë e hartës globale të ngjarjeve të mëdha, por edhe ka arritur suksese të rëndësishme diplomatike”, thuhet në shkrimin e publikuar në ‘Facebook’.



Të tjera
SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku
Uji i Ibrit depërton në vendpunishten e urës për këmbësorë
33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të BE-së