“Allianz Stadium”, shtëpia tradicionale e Juventusit, është ndër vendet e mundshme pritëse për finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës për vitet 2028 dhe 2029, ka konfirmuar UEFA.
Të premten, UEFA publikoi listën e asociacioneve anëtare që kanë shprehur zyrtarisht interesim për të mikpritur finalet e garave të saj të klubeve në vitet 2028 dhe 2029, përfshirë Ligën e kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Vendet pritëse për finalet e 2026 dhe 2027 janë tashmë të konfirmuara:
Liga e Kampionëve, 2025–26: “Puskas Arena”, Budapest, Hungari.
Liga e Evropës, 2025–26: “Beşiktaş Stadium”, Stamboll, Turqi.
Liga e Konferencës, 2025–26: “Leipzig Stadium”, Leipzig, Gjermani.
Liga e Kampionëve, 2026–27: “Metropolitano Stadium”, Madrid, Spanjë.
Liga e Evropës, 2026–27: “Waldstadion”, Frankfurt, Gjermani.
Liga e Konferencës, 2026–27: “Beşiktaş Stadium”, Stamboll, Turqi.
UEFA ka konfirmuar tani listën e mundshme të vendeve pritëse për të njëjtat kompeticione për vitet 2028 dhe 2029.
“Allianz Arena” e Bayern Munich, e njohur si “Fußball Arena München” në garat e UEFA-s, është vendi i vetëm që ka shprehur interesim për të mikpritur finalen e Ligës së Kampionëve 2028.
“Wembley Stadium” në Londër dhe “Camp Nou” i Barcelonës janë dy vendet që kanë shprehur interesim për finalen e Ligës së Kampionëve 2029.
“Allianz Stadium” i Juventusit, i njohur si “Juventus Stadium” në garat e UEFA-s, ka shprehur interesim për të mikpritur finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës në vitet 2028 dhe 2029.
Të tjera stadiume që kanë shprehur interes për finalet e Ligës saë Evropës janë: “Parc Olympique Lyonnais” (Lyon), “Parc des Princes” (Paris), “National Arena” (Bukuresht), dhe “Nations Stadium” (Beograd) për vitet 2028 dhe 2029.
“Ankara 19 Mayis Stadium” është gjithashtu një opsion për finalen e Ligës së Evropës 2029.
Për finalet e Ligës së Konferencës 2028, vendet e interesuara janë: “Stade Pierre-Mauroy” (Lille), “Puskas Arena” (Budapest), “Astana Arena” dhe “Almaty Stadium” (Kazakhstan), “Arena Gdansk” (Poloni), dhe “Juventus Stadium”.
Për finalet e 2029, lista për Ligën e Konferencës përfshin të njëjtat stadiume plus “Helsinki Olympic Stadium”.



Të tjera
Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët
Po, ka një mënyrë (Video)
Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik