Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot, drejtorin e Zyrës për Çështje të Evropës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Mark Fleming. Pjesë e takimit ka qenë edhe e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, transmeton KosovaPost.
“Gjatë takimit, palët diskutuan kryesisht për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për dialogun Beograd–Prishtinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst thuhet se gjenerali Ulutash rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës
Tutje theksohet se Ulutash gjithashtu ka vlerësuar kontributin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për misionin e KFOR-it dhe stabilitetitin e përgjithshëm në rajon.



Të tjera
Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët
Po, ka një mënyrë (Video)
Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik