“Rritje e madhe në horizont” – Bajrami paralajmëron buxhet rekord prej 8 miliardë eurosh në vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se nga 4 miliardë euro buxhet i planifikuar, ka mundësi që të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish, sipas saj, në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, deputetja thotë se Lëvizja Vetëvendosje është duke e çuar shtetin drejt rrënimit, derisa shtoi se Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë ‘maskaradë’.