Një incident i rëndë ka ndodhur në vendpunishten ku po ndërtohet ura për këmbësorë mbi lumin Ibër, pasi një sasi e madhe uji është lëshuar nga Liqeni i Ujmanit, duke shkaktuar përmbytje.
Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar se kjo situatë është ndërhyrje e qëllimshme njerëzore. Ai ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet e sigurisë për të zbardhur rastin.
Pamjet nga vendpunishtja të publikuara nga Nimani, tregojnë se ura në ndërtim është mbuluar pothuajse tërësisht nga uji, duke dëmtuar pajisje dhe struktura ndërtimore që ndodheshin në proces punimesh.
Më poshtë, gjeni pamje nga vendpunishtja e “shkatërruar” nga uji:



Të tjera
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?