Hoteli “Castel” në Milloshevë është djegur sot dhe i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.
Ende nuk dihet se prej çka është shkaktuar zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.



Të tjera
Rexhaj: LDK rrezikon të shuhet para se të bëhet vërtet demokratike
10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin
“Antisemitizmi kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama: Vuajtjet e palestinezëve janë reale dhe zemërthyese