Një grup prej 60 serbësh nga Kosova u nisën këmbë drejt Novi Sadit më 29 tetor, gjoja për të mbështetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjatë rrugës, ata kaluan nëpër Mrçajevc dhe vendasit i pritën me mallkime të forta.
Grupi i serbëve, i cili u nis nga Rudnica, përfshin serbë nga Graçanica, Fushë-Kosova, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi.
Kur ata arritën në Mrçajevc, dhe po ecnin në rrugën kryesore, shpejt u pritën me breshëri fyerjesh.
“Erdhët këtu për të ecur. Shkoni në Kosovë dhe ecni. As nuk e dini se ku po shkoni”, u tha atyre një person që regjistroi videon, raporton KosovaPress.



Të tjera
Mos hiqni dorë, 10 të mirat e konsumimit të çokollatës
Shkatërrohet rrjeti i falsifikimeve, sekuestrohen armë
Pse adoleshentët nuk duhet të dehen kurrë?