Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash ratifikuan Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.
Deputetët me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve.
Tri ish-partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja (MSA)”.
Kosova në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës. Në këtë pikë këmbëngul opozita, e cila thoshte se Kosova nga Bashkimi Evropian nuk trajtohet si shtet.



Të tjera
Rexhaj: LDK rrezikon të shuhet para se të bëhet vërtet demokratike
10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin
“Antisemitizmi kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama: Vuajtjet e palestinezëve janë reale dhe zemërthyese