Sot mbushen 36 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme 36 vjet më parë, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut.
” Me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.
Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.



Të tjera
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar
Kosovën nuk e shohin më si kundërshtar të lehtë, shqetësim mungesat dhe atmosfera