Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk jep buxhet për kryetarët e komunave nga partitë e tjera.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë deklaratë “skandaloze” dhe ka pyetur: “Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt ‘s’e jep’? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”
Ai ka shtuar se deklarata e Kurtit tregon një “tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe përçarje të popullit” dhe ka paralajmëruar se përdorimi i buxhetit për ndëshkimin e komunave që nuk janë me pushtetin është një shkelje e parimeve demokratike.
“Ata që i ke pranë servilët dhe të padijshmit që ta ushqejnë egon përditë ndoshta ta kanë krijuar përshtypjen se je figurë superiore, i pazëvendësueshëm, mbi ligjin dhe mbi kushtetutën. Por nuk je!”, ka shtuar tutje Rama.
Ai ka shtuar se Kosova është shtet demokratik, duke iu drejtuar Kurtit se këtë duhet ta mbaj në mend.
“Këtë duhet ta mbash mend ti dhe ata që i ke afër. Me këtë tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe me këtë përçarje të popullit, nuk do të jesh më kryeministër”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Neymar drejt Inter Miamit, a po ribashkohet treshja “MSN”?
Si e ndryshon vetmia trupin dhe mendjen e njeriut?
Trump: Nuk ka raketa `Tomahawk` për Ukrainën, Rutte:Vendimi i takon SHBA-së