Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas kosovar, nën dyshimin se gjatë viteve 2021–2024 ka kryer disa vepra penale të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit financiar në lidhje me prona që kanë qenë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Sipas burimeve të policisë, i dyshuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësie për prona shtetërore, të cilat më pas i ka bartur në mënyrë të kundërligjshme në pronësi private. Pas legalizimit të rremë, pronat dyshohet se janë shitur blerësve të mashtruar, ndërsa nga kjo veprimtari janë përfituar shuma të mëdha parash.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një pistoletë me 103 fishekë, një telefon celular, një orë dore Rolex, dhe një zinxhir dore Rolex.



Të tjera
Netflix po vret pasionin në dhomën e gjumit
Tërmkolli: VV bashkë me PDK, LDK e AAK po përshpejtojnë ndarjen e Kosovës – Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, i rëndë për sigurinë e vendit
Iu kapën pesë tonë marihuanë një zyrtari të partisë së tij, Vuçiq: Shteti s’është i përfshirë